Foto ilustruese

E rëndë/ Kishte dalë për gjah, 38-vjeçari në Tropojë vret aksidentalisht të riun! Arrestohet nga policia

5 Shkurt, 17:10| Përditesimi: 5 Shkurt, 20:32

  • Share

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë në fshatin Kepenek. Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri sipas policisë aksidentalisht nga një 38-vjeçar i cili kishte dalër për gjah.

Policia bën me dije se ishte informuar se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.

Pas hetimeve ka rezultuar se G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”.

Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak. Policia shoqëroi në komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.      

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 06/02/2024 10:47

    Kushrini saliut vetem me vra din ata, nuk kan sy nball me pa.

    Përgjigju
  • Or tej: 05/02/2024 23:25

    Me granata e mitraloz te dalesh heres tjeter or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Deni: 05/02/2024 18:00

    Plaseni ne burg se nuk dilet me KALLASHNIKOV per gjueti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?