Kronikë

Televizioni Kombëtar turk: Spitali Memorial i Fierit do të forcojë miqësinë turko-shqiptare

4 Qershor 2021, 13:22| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 13:29

  • Share

Televizioni turk TRT, i ka kushtuar një artikull të veçantë spitalit Memorial rajonal në qytetin e Fierit, i ndërtuar me fondet e qeverisë turke në një kohë rekord prej 3 muajsh. Në artikull theksohet se ky spital do të forcojë miqësinë shqiptaro-turke.

"Ne mendojmë dhe synojmë të bëjmë gjëra të mëdha së bashku me stafin tonë, personelin shqiptar dhe atë Turk, në këtë mënyre ne kontribuojmë në konsolidimin e mëtejshëm të miqësisë shqiptaro-turke"¸ tha İlkay Gyler, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryemjek i spitalit.

Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri, i cili u ndërtua me mbështetjen financiare të Turqisë, filloi t'u shërbejë qytetarëve shqiptarë në 21 Prill.

Në intervistën e tij Gyler kujton vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Turqi në 6 Janar, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, deklaruan se spitali u vendos që të ndërtohej spitali në mënyrë që të forconte vëllazërinë e vjetër shqiptaro-turke .

Duke kujtuar se ndërtimi i spitalit përfundoi në një periudhë të shkurtër prej 68 ditësh, Gyler tha se hapja e spitalit në 21 Prill u bë me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama, Ministres së Shëndetësisë shqiptare Ogerta Manastirliu dhe Ministrit turk të Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe Presidenti Erdogan që e ndoqi hapjen e spitalit me videokonferencë.

Gyler tha se ata planifikojnë të shërbejnë me një grup prej 56 personash të përbërë nga mjekë me përvojë shumë të lartë dhe personel tjetër nga Turqia dhe në anën tjetër ka edhe shumë mjekë shqiptar tha

"Qëllimi ynë është t'u sigurojmë të gjithë mjekëve shqiptarë, përvojën që kemi fituar në sistemin shëndetësor për 18 vitet e fundit,  metodën tonë të menaxhimit dhe ofrimit të shërbimeve cilësore. Ne gjithashtu do të sigurojmë mbështetje intensive për personelin në seminare trajnimi në spitalin tonë, i cili është krijuar për të ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor terciar. " tha ai.

Duke vënë në dukje se ata kanë filluar të pranojnë pacientë në spital më 27 maj,  tanimë kanë arritur të zhvillojnë edhe dyb operacione  :

"Ne kemi zhvilluar dy operacione më 30 maj. Ne jemi pritur me një interes të madh nga populli shqiptar, kjo gjë na bëri shumë të lumtur. Ne mendojmë se do të bëjmë gjëra të mëdha së bashku me të gjithë personelin tonë, personelin shqiptar dhe atë turk  dhe do të kontribuojmë në konsolidimin e mëtejshëm të miqësisë shqiptaro-turke, Ne synojmë. "

Kirurgu i përgjithshëm Frenki Vila, i cili është pjesë e stafit shqiptar, gjithashtu u shpreh se pacientët janë të kënaqur me shërbimin.

Duke deklaruar se stafi është gjithashtu i kënaqur me kushtet e punës, Vila tha, "Padyshim, emocionet janë pozitive. Kushtet janë perfekte, veçanërisht për një spital të ri që po fillon çdo gjë nga fillimi. Ne filluam me ndërhyrje kirurgjikale  dhe do të rrisin nivelin e vështirësisë gradualisht. "

Duke theksuar se bashkëpunimi i tyre me kolegët e tyre turq është shumë i mirë, si dhe i frytshëm, Vila tha, "Unë mendoj se jemi me fat që kemi mundësinë për tu drejtuar nga stafi turk dhe për të mësuar më shumë për mjekësinë në përgjithësi, por edhe për veten time."

"Ne jemi mirënjohës Presidentit Erdogan"

Ndrec Pergjegji, një nga pacientët e parë që u trajtua në spital tha se mori një shërbim shumë cilësor  në spital dhe se kishte një staf shumë të përkushtuar.

Duke shpjeguar se bashkëpunimi midis stafit turk dhe shqiptar ishte në një nivel të lartë, Pergjegji tha,

"Ne jemi mirënjohës Presidentit Erdogan dhe qeverisë shqiptare që e bënë këtë spital kaq të bukur dhe madhështor. Ne jemi shumë të kënaqur." tha.

Pergjegji tha se spitali është një kontribut i madh në sistemin shëndetësor shqiptar dhe se profesionistët turq dhe shqiptarë ofrojnë shërbime të shkëlqyera.

Shkelqim Liçaj, i cili bëri një ndërhyrje në spital, deklaroi se shërbimi ishte shumë i mirë.

"Stafi, mjekët, infermierët, të gjithë veprojnë me përgjegjësi. Përkundër situatës sonë shumë problematike, ekziston pastërti dhe rregull".

Spitali i Miqësisë Fier Turqi-Shqipëri, ka një sipërfaqe totale prej 17,425 metra katrorë, me një kapacitet me 150 shtretër,  ka 6 salla operative dhe 6 poliklinika.

Modeli i autonomisë së spitalit zbatohet për herë të parë, ku personeli shëndetësor turk dhe ai shqiptar do të menaxhohen bashkërisht gjatë periudhës së tranzicionit.

Spitali ofron shërbime në urgjencë, kardiologji, neurologji, kirurgji të përgjithshme, kirurgji kardiovaskulare, kirurgji torakale, urologji, otolaringologji, neurokirurgji, ortopedi, sëmundjeve të gjoksit, sëmundjeve infektive, sëmundjeve të brendshme, neurologji, gastroenterologji, anestezi dhe radiologji.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?