Donald Trump dhe Barack Obama

Bota

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

20 Korrik, 08:28| Përditesimi: 20 Korrik, 08:33

  • Share

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe "kriminelët" e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit më të lartë” kundër presidencës së tij në vitin 2016.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump ka shpërndarë një intervistë të ish-kongresistes dhe aktualisht drejtores së inteligjencës, Tulsi Gabbard, dhënë për televizionin Fox News, në të cilën flitet për informacione të "manipuluara dhe të fshehura" lidhur me ndërhyrjet e mundshme ruse në zgjedhje nga zyrtarë të administratës Obama.

“Paneli i komentuesve bëri një punë fantastike në ndjekjen penale të Obamës dhe të kriminelëve që sapo janë zbuluar pa asnjë dyshim për mashtrim elektoral të nivelit më të lartë. Urime Tulsi Gabbard-it,” – tha Trump.

Në emision, Gabbard e akuzoi Obamën se kishte orkestruar një grusht shteti. “Në administratën e Obamës kishte njerëz që nuk pranonin vullnetin e popullit amerikan në zgjedhjen e Donald Trump-it në vitin 2016, dhe për këtë arsye, sajuan këtë konspiracion tradhtar për të nisur në fakt një grusht shteti që zgjati me vite kundër presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara,” – është deklarata e Gabbard-it që Trump ka ripostuar në platformën e tij./ La Repubblica

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?