Donald Trump

Trump: BE-ja duhet të paguajë një pjesë më të madhe të kostove të konfliktit në Ukrainë

26 Qershor, 11:51| Përditesimi: 26 Qershor, 11:55

  • Share

Vendet evropiane duhet të paguajnë një pjesë më të madhe të kostove të luftës në Ukrainë: tha për Zërin e Amerikës, Stephen Cheng, zëdhënësi i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të Partisë Republikane 2024.

“Ish-presidenti Trump ka deklaruar vazhdimisht se prioriteti kryesor i mandatit të tij të dytë do të jetë negocimi për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur, thuhet në një shënim të dërguar nga Cheng për Zërin e Amerikës.

Trump beson se vendet evropiane duhet të paguajnë një pjesë më të madhe të kostove që lidhen me konfliktin, sepse Shtetet e Bashkuara kanë paguar shumë më tepër, gjë që është e padrejtë për taksapaguesit tanë”.

Mesazhi gjithashtu thekson se Trump "do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur paqen dhe për të rivendosur forcën dhe parandalimin amerikan në skenën botërore".

Dhe pastaj: "Ai është i vetmi person që mund ta bëjë këtë. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Donald J. Trump do të kishte qenë president. Sa e trishtueshme", përfundon mesazhi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?