Donald Trump

Trump çorodit mitingun, ndalon pyetjet dhe kërkon të luhet muzikë gjatë tubimit

16 Tetor, 12:53| Përditesimi: 16 Tetor, 12:56

  • Share

Një situatë e pazakontë ndodhi në një nga mitingjet e Donald Trump, në Oaks të Pensilvanisë. Gjatë kohës që Trump po iu përgjigjej disa pyetjeve të publikut ai  ka ndërperë ato pasi dy prej personave në sallë u ndjen keq.

U desh ndërhyrja e doktorëve të cilët dhanë ndihmën shëndetësore ndaj personave që u ndjenë keq. Në këtë moment Donald Trump disi i çoroditur nga ngjarja reagoi me disa kërkesa të habitshme që çuan mititnugn në rrëmujë dhe pjesëmarrësit në konfuzion.

Trump kërkoi hapjen e dyerve të sallës çka bëri që pjesmarrësit në miting të mendonin se takimi i tij elektoral përfundoi.

Për të menaxhuar momentin më pas, Trump përveçse ndaloi pyetjet nga salla, kërkoi të vendosej muzikë e cila vijoi për më shumë se 40 minuta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?