Trump i rikthehet fushatës pas atentatit të dytë: Kandidimi për president është një 'biznes i rrezikshëm'

18 Shtator, 09:08| Përditesimi: 18 Shtator, 16:28

  • Share

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu kthye aktiviteteve të fushatës zgjedhore për herë të parë pas atentatit të dytë për vrasjen e tij.

Gjatë fjalimit të tij në në Flint, Michigan, Trump tha se “vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”.

“Dhe pastaj habiteni pse sulmohem me armë... E dini që vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, u shpreh ai.

Ndërsa më tej ai shtoi se kandidimi për president është një biznes i rrezikshëm.

 Nga ana tjetër nënpresidentja aktuale amerikane, Harris, gjatë një fushate në, Pensilvani u shpreh se ka kontaktuar me Trump pas incidentit.

“Bisedova me të për të parë se si është. Dhe, i thashë atij atë që e kam thënë publikisht -nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë”, u shpreh Harris në një intervistë për Asociacionin Kombëtar të Gazetarëve me Ngjyrë.

Atentati i dytë ndaj Donald Trump ndodhi më 15 shtator, pranë klubit ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach, Florida, ku ish-presidenti po luante golf.

Pas të shtënave me armë zjarri, Shërbimi Sekret deklaroi se Trump ishte mirë, ndërsa u arrestua një 58-vjeçar i identifikuar si Ryan Routh me akuzën se donte të qëllonte Trump.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?