Nga spitali ku ndodhet i shtruar që prej orëve të para të mëngjesit, Presidenti Trump përmes Twiterit duke falënderuar ai tha se ndihej mirë.
Më herët, mjeku personal i Trump Dr. Sean Conley deklaroi se presidenti ishte trajtuar me një dozë intravenoze anti-trupash të dyfishtë, njëri natyral dhe tjetri i prodhuar nga kompania farmaceutike ‘Regeneron’ si edhe të tjera barna.
Lajmi vjen vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale ku Trump do të përballet me demokratin Joe Biden, i cili kryeson në anketat kombëtare.
Përgjegjësit e fushatës së Trump u shprehën se të gjitha aktivitetet e presidentit do të zhvendosen në mjedise virtuale ose do të shtyhen me të paktën dhjetë ditë.
Virusi Covid, veç presidentit Donald Trump ka goditur edhe katër persona të tjerë që morrën pjesë në eventin e organizuar në atë që njihet si Kopshti i Trëndafilave, në Shtëpinë e Bardhë në ditën kur Presidenti amerikan njoftoi zgjedhjen e Gjykatëses Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë.
Në ceremoni nuk u respektua distancomi fizik dhe tani rezultojnë pozitivë me Covid veç Trump dhe Zonjës së Parë Melania, edhe senatori republikan nga Utah Mike Lee, senatori republikan i Karolinës së Veriut Thom Tillis, Presidenti i Universitetit të Notre Dame Reverend John Jenkins dhe ish këshilltarja e presidentit amerikan Kellyanne Conway e cila ndodhet në karantinë.
Lajmi kryesor: