Donald Trump

Bota

Presidenti Trump paralajmëron tarifa doganore prej 15-20% për të gjitha mallrat e BE-së

18 Korrik, 21:15| Përditesimi: 18 Korrik, 21:49

  • Share

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar tarifat doganore prej 15-20% për të gjitha mallrat evropiane.

Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan e ka ashpërsuar qëndrimin e tij dhe nuk është bindur as nga oferta e fundit e BE-së për të ulur tarifat për makinat.

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Raffaele Fitto, duke folur me gazetarët në kuadër të konferencës "Politika e Re e Kohezionit dhe Zhvillimit Rajonal: Evropa Takon Puglian", tha se po zhvillohen negociata. 

"Po zhvillohen negociata komplekse: nevojitet një qasje konstruktive dhe nuk duhet të tërhiqemi në konsiderata më politike. Evropa duhet të punojë me vendosmëri për të arritur një marrëveshje, sepse kjo është në interesin e të gjithëve. Përveç kësaj, duhet të jemi të gatshëm të zbatojmë kundërmasa nëse kjo marrëveshje nuk arrin të zhvillohet. Por shpresoj dhe jam i bindur se të gjitha kushtet janë në vend, dhe gjithashtu se ka interes të ndërsjellë, për të arritur zgjidhjen më të mirë të mundshme', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?