Presidenti Donald Trump njihet për përdorimin e hiperbolave në deklaratat e tij. Në një mesazh të tij në Tweeter rreth situatës ekonomike në SHBA, ai shkroi:
Për herë të parë në 100 vjet, rritja e PBB-së (4.2%) është më e madhe se sa përqindja e papunësisë (3.9%).
Donald Trump
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Miçiganit, Justin Wolfers, ndërtoi grafikun e mëposhtëm me të dhënat zyrtare të 70 vjetëve të fundit, në të cilin duket qartë se rritja e PBB-së ka qenë më e madhe se përqindja e papunësisë në plot 62 tremujorë, vetëm në 70 vjet, e jo më 100...
Grafikun me të dhëna zyrtare të 70 vjetëve të fundit ku rritja e PBB-së ka qenë më e madhe se përqindja e papunësisë.
Komento