Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë një takimi me mediat në Shtëpinë e Bardhë, ai tha: "Putini na thotë shumë budallallëqe'. Presidenti rus është "gjithmonë shumë i sjellshëm", por në fund të fundit ato që bën nuk kanë kuptim. Putini i nuk i trajton njerëzit siç duhet; ai vret shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse SHBA do të dërgojë armë mbrojtëse në Ukrainë'.
Trump tha se e kishte miratuar ndërkohë këtë. Duke iu referuar një projektligji të propozuar nga Senati i SHBA-së për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, Trumpi tha se po e shqyrtonte atë me intensitet.
Ministria amerikane e Mbrojtjes njoftoi të hënën (07.07.) se me urdhër të Trumpit kishte nisur të dërgonte në Ukrainë armë mbrojtëse shtesë. Njoftimi erdhi pas më pak se një jave pasi ishte bërë e ditur se SHBA fillimisht kishte ndërprerë dërgimin e disa armëve të premtuara më parë për Ukrainën, ndër të cilat edhe raketa anti-ajrore.
Lehtësim në Ukrainë
Ndërprerja e furnizimit me armë ishte një tronditje për shumë njerëz në Ukrainë. Muajt e fundit sulmet ajrore ruse me dronë dhe raketa janë rritur në mënyrë masive, dhe për momentin Ukraina mund të mbrohet nga sulmet me raketa balistike vetëm me sistemin amerikan "Patriot".
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha në video-mesazhin e tij të përditshëm se në Uashington janë marrë vendimet e nevojshme për heqjen e moratoriumit të pjesshëm për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe se furnizimet me armë priten të arrijnë së shpejti. "Kjo vlen kryesisht për armë për mbrojtjen ajrore por gjithashtu edhe për të gjitha elementët e tjerë të furnizimeve nga Amerika."/DW
Komente

A e kupton bota kete idiot kur thoshte se dota ndali luften ne mes Ukraines dhe Rusis tani kuptohet qe Ruset nuk rane dakord me armepushimin per 30 dite pse ata e kuptuan planin e perendimit qellimi i tyre ishte sa ma shum arme ti jepnin Ukraines qe te vazhdonte luften ,dhe cfare dode ndodhe tani ?Ose shkaterohet federata Ruse ose kapitullon Ukraina ,ose lufta boterore por paqe nuk dote shohim vetem ritje cmimesh dhe uri ne bote por Trapit Amerikan mos i besoni or Injoranta.
Përgjigju