Ditën e sotme në Moskë është mbajtur një miting i madh në stadiumin Luzhniki, i cili ka një kapacitet prej më shumë se 75 mijë vendesh.
Presidenti Vladimir Putin përshëndeti ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë gjatë një mitingu në Moskë të mërkurën, duke u bërë thirrje turmave të këndojnë "Rusi, Rusi" për të treguar mbështetjen e tyre për ata që ai tha se po mbronin atdheun. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në stadiumin Luzhniki të Moskës, i cili ka një kapacitet prej 81,000 vetësh, duke valëvitur flamurin rus dhe duke dëgjuar këngë patriotike përpara se Putini të vinte.
“Ata luftojnë heroikisht dhe me guxim të patundur. Ne jemi krenarë për ta, tha Putin në ngjarjen “Lavdi Mbrojtësve të Atdheut". Sot ata mbështeten nga i gjithë vendi. Kur jemi bashkë, nuk kemi të barabartë. Për unitetin e popullit rus”, tha presidenti rus Putin .
Kremlini e konsideron luftën si një "operacion ushtarak special" për të mbrojtur sigurinë e vetë Rusisë në atë që e sheh si një konfrontim ekzistencial me Perëndimi
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione
F.D//ReportTv.al