Turistët me Policinë Rrugore

Turisti humb telefonin dhe Policia e Shtetit i ndihmon ta gjejnë e të vazhdojnë udhëtimin 

25 Maj, 13:29| Përditesimi: 25 Maj, 13:31

  • Share

Një grup turistësh humbën telefonin në mjetin me të cilin udhëtonin, në ndihmë u erdhi një punonjës policie, i cili i shoqëroi dhe ua gjeti celularin.

Turistët, nga Turqia tregojnë se ne ishin duke udhëtuar me autobuz nga Mali i zi drejt Rinasit. Por në zbritje konstatuan se njëri prej tyre nuk e kishte telefonin me vete. E kishte harruar në autobuz.

"Kërkuam ndihmë nga punonjësi i Policisë, i cili na morri menjëherë në makinë dhe me shpejtësi sikur shkonim në ndonjë operacion u nisëm për të arritur autobuzin. Edhe pse rruga kishte shumë trafik punonjësi i Policisë duke përdorur sirenat dhe shmangur mjetet në trafik na çoi në një vend, që besoj ishte stacion autobuzash. Aty filloi të kërkonte e pyeste për autobuzin dhe shoferin.

Në fillim gjetëm autobuzin, por shoferi nuk ishte. Ai u interesua dhe mesa duket dikush e njoftoi shoferin, i cili erdhi dhe ne morëm telefonin. E falenderojmë shumë punonësin e Policisë", u shpreh njëra prej turistive, duke vlerësuar ndihmën që morën nga efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?