Turizmi malor në Mirditë, më shumë vizitorë të huaj! Më të preferuarat: Kulla, kisha e gurra e Domgjonit! Banorët kërkojnë investime

17 Mars, 16:12| Përditesimi: 17 Mars, 17:03

  • Share

Ajër i pastër, ujë i freskët dhe lule shumëngjyrëshe, këto janë pamjet mahnitëse që të ofron peizazhi natyrorë sapo futesh në fshatin Domgjoni në Fan të Mirditës.

Gryka, male, kisha, gurra shekullore, po ashtu tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas, por edhe atyre të huaj, që e kanë bërë turizmin malor në Mirditë të rritet nga viti në vit.

Domgjoni ndodhet vetëm 6 km larg rrugës së kombit, fshat i cili shtrihet në një luginë të rrethuar nga male, i pasur me histori, traditë dhe padyshim bukuri natyrore.

Zef Marku që shërben si guidë turistike, na tregon disa prej pikave më të vizituara të fshatit Domgjoni, si monumenti i kulturës “Gurra Shekullore”, “Mali i Munellës”, etj.

Edhe në këtë vizitë të Report Tv nuk munguan turistët e huaj që shprehin emocionet.

"Unë vij nga Gjermania dhe Shqipëria më pëlqen shumë. Po na pëlqen shumë natyre këtu dhe historia që ka kjo zonë, me kishën, por dhe gurrën shekullore. Do ju sugjeroj dhe miqve të mi që të vinë këtu se vërtet ja vlen",-tha njw turiste gjermane.

Jo vetëm Domgjoni por e gjithë Mirdita në tërësi po orientohet drejt turizmit malor, por problem mbetet mungesa e investimeve kryesisht në infrastrukturën rrugore, çka krijon vështirësi në lëvizjen e vizitoreve dhe turistëve

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?