Turizmi në Lezhë, mungojnë paketat turistike! Kryebashkiaku Ndreu u 'tërheq veshin' operatorëve: Përse të mos bëjmë një paketë?

8 Shkurt, 18:01| Përditesimi: 8 Shkurt, 18:18

  • Share

Operatorët turistikë dhe agjencitë nuk hartojnë paketa turistike dhe nuk e shohin atë si gjithëpërfshirëse. Shqetësimi është ngritur nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, gjatë një takimi me pronarët e hoteleve dhe të agjencive turistike.

“Një pushues që vjen nga Franca, Gjermania, Polonia që janë me shumicë vitet e fundit ku shkojnë përveçse bëjnë plazh, ça bëjnë, çfarë frekuentojnë? Cilat janë asetet që ju ofrohen? E përse mos ta bëjmë paketën nga Malësia e Madhe e deri në Tiranë. E shikoj të mundur që në një ditë t'i ofrosh një turisti një guidë sikur është në të gjithë botën, kundrejt një pagese.”

Ndërkaq operatorët turistikë pranojnë se nuk është punuar në këtë drejtim dhe është e nevojshme që të bashkëpunohet duke ndërtuar edhe brandin e zonës por ka pasur vështirësi edhe sepse mungojnë udhërrëfyesit.

“Ka ardhur momenti që të shihet më gjerë dhe jo vetëm individualisht kjo punë, duhet parë më e hapur dhe më bashkëpunues me të gjithë sektorë”, tha Xhulio Nikolli.

“Sfida e turizmit të Lezhës është zgjatja e sezonit turistik. Bërja e turizmit gjithëvjetor dhe mbi të gjitha ne duhet të kalojmë tek brendimi i turizmit”, tha sipërmarrësi Dedë Maluta.

Turizmi është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë në Lezhë që përpos bregdetit ofron mundësi për turizëm gjithëvjetor me objektet e shumta të kulturës e trashëgimisë. Ndaj në përfundim u dakordësua ngritja e një bordi turizmi qe do te fokusohet tek promovimi dhe ndërtimi i paketave turistike për Lezhën.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?