Drejt Punës

Turizmi dhe punesimi në Mirditë nën shembujt e projekteve evropiane! Projekte nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim

27 Korrik 2022, 18:05| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 18:20

  • Share

Zhvillimi i Turizmit rural në zonën e Mirditës pritet të marrë një tjetër hov, falë modeleve të marra nga rajone të ngjashme në Evropë. Në këtë trevë ku kemi një ndërthurje mes natyrës së bukur, traditave të veçanta dhe gatimeve tipike, oferta turistike synon të nxisë tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.  Për të promovuar dhe Zhvilluar turizmin rural në zonën e Mirditës, projekti është duke u zbatuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim. Falë “Cooperazione Italiana”  në zonën e Mirditës me një natyrë fantastike, me tradita dhe kulinari do të stimulohet turizmi rural.

 “Zhvillimi i agroturizmit ofron njëkohësisht edhe zhvillim social-ekonomik të një zone të caktua, e më saktësisht të Mirditës”, tha Enrico Azzone nga Cooperazione Italiana.

Zhvillimi i agroturizmit, ofron njëkohësisht më shumë zhvillim edhe në aspektin socio-ekonomik të vendit si dhe punesim dhe mundesi te jashtezakonshme per banoret e zones. 

“Kemi përzgjedhur zonën e Mirditës për të krijuar një rast suksesi qe mund të përsëritet edhe në zona të tjera të Shqipërisë, pasi ka shumë zona te tilla në vend që kanë potencialin kulturor, natyrën, traditat për tu zhvilluar dhe ky është segmenti turistik që jep zhvillim. Falë projektit ekonomik të Cooperazione Italiana mund të japim një shembull që mund të aplikohet ne çdo zonë. Mirdita ka treguar që ka potencialin për tu ofruar shumëçka turistëve”, tha Massimo Lupis.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?