Turqi/ Incident i frikshëm me shkallët lëvizëse, 11 persona të plagosur (VIDEO)

2 Korrik, 15:37| Përditesimi: 2 Korrik, 15:56

  • Share

TURQI-Të paktën 11 persona janë plagosur pasi papritmas shkallët lëvizëse filluan të lëviznin në drejtim të kundërt, teksa në to kishte njerëz.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e 1 korrikut në stacionin e metrosë Üçyol në İzmir Konak, Turqi.

Në atë moment personat që ndodheshin tek shkallët kanë humbur ekulibrin dhe kanë rënë, shkruan CCN Turk.

Fillimisht të plagosurit janë ndihmuar nga personat që ndodheshin aty, ndërsa më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?