Protestues me pankarte: Tani mjaft, nuk pajtohemi me ju!

Bota

Turqi/ ‘Plas’ kaosi i revoltës nëpër sheshe pas zhvlerësimit të monedhës vendase! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Erdoganit

25 Nëntor 2021, 00:04| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 01:22

  • Share

Një protestë e qytetarëve të revoltuar me problematikat e fundit ekonomike të pranuara gjithashtu nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka bllokuar të gjitha rrugët e Stambollit.

Qytetarë të zemëruar me qeverisjen e Erdogan janë bashkuar njëzëri duke kërkuar largimin e liderit të tyre pavarësisht bllokimeve dhe dhunës së ushtruar nga policia. Policia sulmoi aksionin e planifikuar nga Forcat e Punës, Paqes dhe Demokracisë të Stambollit që do të mbahej përpara Statujës së Demit Kadıköy me sloganin "Nuk jemi të detyruar ndaj këtij pushteti, këtij urdhri". Më shumë se 50 persona u arrestuan në të gjithë Stambollin. Por arrestimet nuk ishin të mjaftueshme, me përndjekjen e marshimeve në çdo lagje të Stambollit policia ka përdorur edhe dhunë fizikë kundrejtë punëtorëve dhe protestuesve.

Revoltuesit janë mjaft të sigurt në atë që kërkojnë, duke i bërë ballë forcave policopre me thirrjen:"Ndalimet, arrestimet, represionet nuk mund të na frikësojnë". Si pasojë janë dhunuar aktivistët në makinën e paraburgimit në rrugën e Kios. Policia ka penguar marrjen e pamjeve. Qytetarët në shtëpitë e tyre e kanë mbështetur aksionin duke vjedhur tenxhere dhe tepsi. Nndërkohë janë arrestuar edhe 7 femra nga shoqata e mbrojtjes së grave, gjatë kohës që policia po i kontrollonte ato mbaheshin në pranga me kokë poshtë. Më shumë se 50 persona u arrestuan në protestat në të gjithë Stambollin.

Situata në Turqi vjen si rrjedhojë e një krizë të thellë ekonomike duke filluar që nga zhvlerësimi i lirës turke deri te inflacioni shumë i lartë duke e çuar popullin në varfëri ekstreme dhe rritje të papunësisë. Vlera e lirës aktualisht konvertohet në 13.54 dollarë. Paga bazë në të Turqi ka rënë në 230 dollarë, më e ulët së paga në Kinë.

Pavarësisht deklatratës së Erdogan ditën e hënën ku u zotua se Turqia do të ketë sukses në "luftën e saj ekonomike për pavarësi" populli i zhgënjyer ka zgjedhur të kërkojë të drejtën e tij duke marshuar. Kjo është dita e dytë që protestohet për të drejtat e qytetarëve nëpër rrugë e rrugica të Stambollit dhe situata pavarësisht se po ‘zjen’ një pjesë e mediave të mëdha turke kanë zgjedhur të heshtin. 

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?