Zjarret në Turqi

Turqi/ Zjarre masive në juglindje të vendit, humbin jetën 5 persona, 44 të lënduar nga flakët

21 Qershor, 10:39| Përditesimi: 21 Qershor, 10:42

  • Share

Zjarre masive raportohen të kenë shpërthyer në Turqi. Siç bëhet me dije zjarret kanë rënë në rajonet mes Cinari dhe Mizidagi.

Pesë persona kanë humbur jetën ndërsa 44 janë lënduar si pasojë e zjarreve, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët në juglindjen e Turqisë. Shkak janë bërë temperaturat përvëluese dhe erërat e forta në zonë favorizojnë flakët.

Zjarret janë përhapur me shpejtësi në 5 fshatra për shkak të erërave të fuqishme.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?