‘Turqia ndikoi në anulimin e paktit detar Shqipëri-Greqi’! Rama e mohon: Kazan! Si ai i Anglisë me mishin e ariut

18 Qershor 2020, 13:48| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 14:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si kazan, të rreme deklaratat e një ish-admirali turk që tha se Ankaraja zyrtare ndikoi në anulimin e marrëveshjes së detit të 2009 mes Tiranës dhe Athinës. Edi Rama u shpreh se kjo është e pavërtetë duke e quajtur medien kazan.

"Mos gabohem këtu, se fjala kazan vjen nga turqishtja, kështu që kazani nuk është ekskluzivisht nuk është shqiptar, nuk ka vetëm në Shqipëri, por edhe Turqi, Greqi. Një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje për ti falur Turqisë Pashalimanin me synim që të bënim ndonjë agresion natën, ndërkohë që Greqia ishte në gjumë, kuptohet.

Broçkulla të tilla ka sa të duash. Kishte edhe një kazan në Angli që thoshte shqiptarët hanë mish ariu në restorante, në Shqipëri arinj ka sa të dush por nuk i kemi për shitje, i kemi në proces dialogu" tha ai.


Lajmi kryesor:

Integrimi/ Kryenegociatori me BE-në: Do të takoj Metën dhe dëgjoj Bashën! Rama: Gati të ulem me presidentin në cdo kohë (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?