Armando Broja

'Tuttomercato' e bën të kryer, Armando Broja pranë Milanit

22 Qershor, 21:57| Përditesimi: 22 Qershor, 21:58

  • Share

Armando Broja dhe Milani duket se janë shumë pranë, të paktën kështu bëjnë me dije mediet tej Adriatikut.

Sipas “Tuttomercatoweb” drejtuesit e Milanit janë në Londër për të diskutuar nga pranë me drejtuesit e Chelsea, që kërkojnë deri në 22 mlionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.

Sipas medias në fjalë, kjo lëvizje e drejtuesve kuqezi është bërë pasi ata mendojnë se firma e Brojës nuk do të përjashtonte afrimin edhe të një tjetër sulmuesi në ditët që do të pasojnë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?