Të dhëna tronditëse/ 1 ne 2 gra në Shqipëri dhunohet fizikisht, preken të gjitha grupmoshat

24 Maj 2019, 14:42| Përditesimi: 24 Maj 2019, 15:31

  • Share

Një në dy gra shqiptare ka përjetuar dhunë fizike gjatë jetës së tyre. Instituti i Statistikave ka publikuar gjetjet e Vrojtimit Kombëtar në 12 prefektura të vendit, nga të cilët ka rezultuar se dhuna ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha të shoqërisë. Shqetësim vazhdon të jetë dhe dhuna seksuale , pasi 1 në 5 gra është dhunuar seksualisht nga partneri.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave:

72% e grave lëndime nga dhuna fizike.

65.8 % e grave dhunë fizike nga partneri.

18.1% e vajzave të ngacmuara seksualisht.

12.6% të përndjekura nga partnerët.

Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Delina Ibrahimaj u shpreh se kjo dukuri ka prekur gjithë grupmoshat dhe komunitetet e për këtë arsye kërkohet marrja e masave të menjëhershme.

Sinkron Ibrahimaj: Kjo dukuri është një nga shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut, duke përfshirë të gjitha grupmoshat dhe komunitetet, si një nga çështjet më kritike të cilat kërkojnë menjëherë marrjen e masave dhe zgjidhje të problematikave. Ndaj, shpresoj që ky takim të shërbejë si një shtysë për të nxitur dhe lëvizur mekanizmat shtetërore, organizatat e huaja, shoqërinë civile dhe gjithë aktorët e tjerë”.

Vrojtimi sjell të dhëna edhe për pranimin e dhunës ndaj grave në Shqipëri. Ajo cfarë evidentohet është se shumica prej tyre, ende besojnë se gratë duhet të durojnë dhunën ndaj burrave për të mbajtur familjen e bashkuar, pasi 1 në 2 gra besojnë se dhuna midis burrit dhe gruas është një cështje private.

Pranimi i dhunës nga gratë:

46.5% besojnë se dhuna duhet duruar për hir të familjes.

26.1% mendojnë se nuk duhet të tregosh kur dhunohesh.

Publikimi i këtyre të dhënave përvecëse shërben si një këmbanë alarmi për institucionet përkatëse që duhet të forcojnë ligjet për mbrojtjen e grave dhe vajzave, gjithashtu tregon dhe nevojën e madhe të shoqërisë për ndërgjegjësim dhe reagim ndaj dhunës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?