Të moshuarit që jetojnë vetëm shënjestër e grabitësve: Kemi frikë, mbyllim dyert! Sociologia: Emigrimi i të rinjve ndikon në pasigurinë e tyre

11 Tetor 2023, 14:02| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 14:10

  • Share

Grabitja e 81-vjeçares Kaleme Dardha, e cila u dhunua barbarisht brenda në shtëpinë e saj në Divjakë nga Adrian Balla 25 dhe Gentian Keci 19 vjeç, të dy të arrestuar, tronditi opinionin publik, madje edhe politikën por fenomeni fatkeqësisht është shumë më i rëndë se sa kaq. Të moshuar që jetojnë të vetmuar janë shpesh pre e grabitësve, të cilët përfitojnë nga mungesa e të rinjve në banesa.

“Arsyeja pse jetojnë vetëm lidhet kryesisht me emigrimin e fëmijëve dhe me emigrimin e të rinjve të fshatit të cilët në njëfarë shkalle përbëjnë dhe sigurinë në një komunitet të vogël rural, ose përbëjnë atë vitalitetin e vetë të komunitetit”- tha Entela Binjaku.

Fakti se grabitësit nuk mjaftohen vetëm me marrjen e sendeve me vlerë, por kalojnë çdo limit njerëzor duke ushtruar edhe dhunë ndaj viktimave të tyre, për sociologen ka disa arsye që lidhen me vetë shoqërinë.

“Mendoj që lidhet në radhë të parë me ndonjë varësi që ata janë duke përjetuar, varësi nga substancat narkotike, mund të jenë përdorues. Një arsye e dytë lidhet me çrregullimet e shëndetit mendor te njëri apo tjetri, një arsye e tretë mendoj që lidhet me çrregullime të personalitetit në këtë rast”- tha ajo.

Por si e kanë përjetuar të moshuarit ngjarjen e rëndë ndaj 82-vjeçares nga Divjaka dhe sa të rrezikuar e shikojnë veten?

“Shteti në këmbë duhet të jetë se jemi duke u trembur me thënë të drejtën”- tha një i moshuar

“Shumë keq, si të ndihesh kur s’ke siguri as me dalë në rrugë?”- tha një tjetër

“Më të rrezikuar janë nga sëmundjet se sa nga grabitjet”.- u shpreh një tjetër

Në një raport të publikuar së fundmi nga INSTAT në vitin 2021 rreth 31 mijë të moshuar ishin të vetëm në banesat e tyre.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Psikologu: 11/10/2023 18:36

    Reminitacat te reiten po varja pleqeve qeverris i duhen Leka Leka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?