I arrestuari Maks Merkaj

Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri të 53-vjeçarit vlonjat të arrestuar për pastrim parash e prostitucion

27 Qershor 2019, 16:55| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 17:17

  • Share

Rreth 1.5 milion euro pasuri janë sekuestruar në qytetin e Vlorës, nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Sekuestrimi i kësaj pasurie vjen në kuadër të procedimit penal që nga viti 2018 të Maks Merkaj. Ky i fundit akuzohet për veprën penale të 'pastrimit të parave'. Merkaj është arrestuar vitin e kaluar për grup të strukturuar kriminal si dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 5 apartamente, 1 vilë trekatëshe, 1 mjet lundrimi, anije peshkimi si dhe 4 automjete, vlera e të cilave në total arrin në 1.503.000 euro.

Merkaj në Itali është dënuar me 17 vite burg ndërsa i kanë mbetur edhe 14 vite për të shlyer.

Aktualisht Merkaj ndodhet në IEVP e Vlorës ndërsa pritet që pas daljes para Gjykatës së Vlorës do të ekstradohet drejt Italisë.

Komento

Komente

  • vlora: 28/06/2019 23:13

    po ti nga moj plere e dreqit q e thua kt i nejh njrzit apo ca njerz q roni kot

    Përgjigju
  • Maksimutiantonelaagajkurva: 27/06/2019 22:32

    Ky vajti nxori dhe Antonelën gruan e tij në rrugë në Itali.

    Përgjigju
    • vlora: 28/06/2019 23:14

      po ti moj plere i njeh mkerzit apo ca sharabajg e dreqit ca flet ti mos ke dal ti me fisin moj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?