Foto ilustruese

DËMET/ Tërmeti pezullon gjyqet/ KLGJ: Gjykatat kanë pësuar dëmtime, po kryejmë verifikimet

3 Dhjetor 2019, 16:01| Përditesimi: 3 Dhjetor 2019, 16:34

  • Share

TIRANE- Proceset civile, penale, administrative në gjykatat e Tiranës, Durrësit, Lezhës janë pezulluar për shkak të pasojave dhe dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.

Vendimi për pezullimin e proceseve gjyqësore është marrë një ditë më parë nga këshilli i lartë gjyqësor dhe ky status do të jetë deri në përfundon të verifikimeve në terren.

Një grup ekspertësh po kryejnë kontrolle nëpër gjykatë, ndërsa Report Tv mëson se dhoma civile tiranë kati i katërt dhe gjykata e Durrësit ka dëmtime më të mëdha.

Ndërsa në këto gjykata po kryhet normalisht procesi vetëm për masat e sigurisë të cilat lidhen me afate kohore.

Vendimi i plote

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?