Foto ilustruese

U ankuan për zhurmën e shkarkueses së banjës së fqinjit, Gjykata e Lartë në Itali i jep të drejtë çiftit: Është shkelje e të drejtave të njeriut

19 Janar 2022, 17:44| Përditesimi: 19 Janar 2022, 17:45

  • Share

Pothuajse 20 vjet betejë gjyqësore për shkarkimin e tualetit. Kjo është historia e një sherri mes fqinjëve që përfundoi në tavolinën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në Itali, të cilët nënvizuan në vendimin e tyre se zhurma e shkaktuar nga banja shkel 'të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare', një nga të drejtat e mbrojtura nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Gjithçka filloi në vitin 2003 kur 4 vëllezër, pronarë të një apartamenti në Gulf, vendosën të bëjnë një ndryshim: në vend të dhomës së lavanderisë me lavatriçe, vendosën një banjë të vogël. Dhe këtu lindi problemi sepse në anën tjetër të murit, ku ndodhet tualeti i ri, është shtrati i fqinjëve (burrë e grua), të cilët e kanë dhomën e gjumit. Çifti ankohej për zhurmën që shkaktonte uji i banjës, vendosur pikërisht pas kokës së tyre.

Në denoncimin e bërë në gjykatën e Spezias, çifti ankoheshin se natën zhurma bëhej e patolerueshme, duke kërkuar heqjen e banjës, si dhe dëmshpërblimin e dëmit të pësuar. Kërkesa u refuzua nga gjyqtari i La Spezia-s, por çifti nuk u dorëzua dhe shkoi në Apel në Genova, ku gjërat ndryshuan: gjyqtarët  kryen një ekspertizë, e cila konstatoi se si gazi i shkarkimit është aq i zhurmshëm sa shqetëson pjesën tjetër, fqinjët “duke rrezikuar cilësinë e jetës”, pasi ndodhet pikërisht pranë murit ku çifti ka kokën e krevatit. Padia në apel mbyllet me urdhër ndaj pronarëve që të rishikojnë vendndodhjen e tualetit dhe të dëmshpërblejnë fqinjët me 500 euro në vit, duke filluar nga viti 2003, datë e krijimit të banjës së re. Me pak fjalë, gati 10 mijë euro.

Por 4 vëllezërit që kishin ndërtuar banjën, e çuan çështjen në Gjykatën e Lartë, ku u konstatua “tejkalimi i konsiderueshëm i tre decibelëve në përputhje me standardet e parashikuara nga legjislacioni specifik”. Gjykata më pas vendosi pro çiftit. Ata detyruan fqinjin që kishte problemin me instalimet, që t’i paguante atyre 565 dollarë për çdo vit, me një total prej 10.760 dollarësh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?