U arrestua për 2.4 ton kanabis, ndërron jetë në QSUT, shoferi i kamionit Demo Progonati, avokati: E vranë

12 Shtator 2018, 10:39| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 09:03

  • Share

Ka ndërruar jetë në QSUT 46-vjeçari  Demo Progonati, i arrestuar në datë 15 janar 2017 nën akuzën e trafikut të 2.4 ton kanabis drejt Italisë. Progonati u arrestua nga policinë e shtetit në Durrës në 2017 teksa drejtonte kamionin që po transportonte kanabisin.

Mësohet se Progonati ka ndërruar jetë në QSUT në muajin qershor por lajmi është bërë publik vetëm sot. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Progonati ka ndërruar ketë pasi ishte i infektuar me virusin HIV-AIDS, gjë që është bërë pengesë edhe për zhvillimin e gjyqit në ngarkim të tij dhe të arrestuarve të tjerë.

Por avokati i tij, Roland Islami ngre pikëpyetje për këtë vdekje të mbuluar me mister. Avokati ka bërë një kallëzim në Prokurori për vdekjen e klientit ndaj drejtorisë së Burgjeve dhe ekspertit mjeko ligjor. Ata janë paditur për ekspertizë të rremë, shpërdorim detyre dhe mos dhënie e ndihmës për klientin e tyre.

Avokati e cilësoi si vrasje, vdekjen e klientit të tij, ndërsa kërkoi nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen. Gjykata ka pushuar hetimet për Progonatin, ndërsa vijon procesi për të akuzuarit e tjerë nga drejtësia si grup i strukturuar kriminal.

Veç trafikantëve të drogës, gjatë operacionit të zhvilluar në Durrës dhe Ankona në pranga ranë dhe tashmë janë në gjykim edhe tre punonjës të portit të Durrësit, Agron Kapllani, ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në Portin e Durrësit, Gëzim Dervishi, ish specialist në trajtimin e qenve, Altin Katundi, ish-agjenti doganor dhe doganieri Mikail Hila.

Për zbardhjen e mënyrës se si funksiononte ky grup kriminal, policia ka siguruar edhe dëshminë e një prej të arrestuarve, Aurel Lazaj, i cili ka vendosur të bashkëpunoj me drejtësinë.

Komento

Komente

  • Fredi: 12/09/2018 11:21

    Praktikisht vrasje eshte. Zhdukje e deshmitareve qe mund te pendohen dhe flasin. Te prekurit nga HIV nuk sherohen por ama nen terapi mjeksore rrojne gjate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?