U asfiksua brenda ‘shtëpisë së barit’ në Angli, familja e të riut në Berat hap dyert e mortit! U njoftua nga shokët e 24-vjeçarit

15 Dhjetor 2022, 14:50| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 15:17

  • Share

BERAT- Familja e Mariglen Ruçit në Berat, 24-vjeçarit shqiptar që cili u gjet i asfiksuar brenda një ‘shtëpie bari’ në Britaninë e Madhe në Thordon Gardnes, ka hapur dyert e mortit.

I riu nga lagja Uznovë i bashkisë së Beratit kishte mbaruar Institutin e Sporteve, por nuk gjeti punë dhe u nis në emigrim për një të ardhme më të mirë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre ditë më parë ka qenë kontakti i fundit i familjarëve më të riun, ndërsa kanë qenë shokët e tij një ditë më vonë që kanë njoftuar familjarët se çfarë i kishte ndodhur 24-vjeçarit.

Sot shokë dhe të afërm kanë 24-vjeçarin kanë kryer vizita ngushëllimit tek familja e tij. Vëllai i tij, edhe ai i apasionuar pas sportit, luan në ekipin e Bylysit.

Një 44-vjeçar është arrestuar në lidhje me ngjarjen dhe ndodhet në paraburgimin e Policisë së Surrey.

Mediat në Britani thonë se familjet që jetonin aty pranë kanë mbetur të shokuar. Një fqinje, Jenette Banton, e cila jeton përballë shtëpisë ku ra zjarri dëshmoi edhe momentet e tmerrit.

“Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit kur fika dritën për të shkuar në shtrat, pashë një falkë të mëdha kudo nga shtëpia. Gjithçka që mund të shihja ishin flakë të kuqe. Ishte një zjarr shumë i madh. Policia erdhi një orë më vonë.- tha ajo.

Në vendngjarje kanë qenë edhe oficerët e mjekësisë ligjore. Një person tjetër që jetonte në zonë, i cili preferoi të mos përmendet emri, tha: “Rreth orës 2 të mëngjesit pashë shtëpinë në flakë.”

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?