Kronikë

Humbën kontaktet me familjarët dy ditë më parë, çifti në Golem gjendet i asfiksuar nga gazi në banesë! Viktimat u zbuluan pas denoncimit të fëmijëve

27 Nëntor 2021, 18:56| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 22:11

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës një ditë më parë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazi i gatimit në banesë. Trupat e pajetë të dy personave janë gjetur sot nga policia, pas denoncimeve të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre.

Report Tv mëson se viktimat janë Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç. Dy personat në fjalë, mësohet se ishin banues në Tiranë, ndërsa 60-vjeçari Jani kishte në pronësi dhe një apartament në Golem.

Si u gjetën Mihal Jani dhe Anila Llulla?
Kanë qenë djemtë e dy viktimave që kanë bërë denoncime në polici për prindërit e tyre se nuk i përgjigjeshin. Djali i Anila Llullës ka denoncuar në Komisariatin Nr.4 dje se e ëma ishte larguar nga shtëpia në Tiranë prej datës 25 nëntor.

Ndërsa djali i Mihal Janit ka telefonuar të atin disa herë por ai nuk i është përgjigjur. I gjendur në këto rrethana, ai sot ka shkuar në banesën e të atit në Golem, por askush nuk ja hapi derën. Më pas ai ka telefonuar policinë dhe zjarrfikësen për të hapur derën me forcë. Në momentin që policia futet në apartamentin ku kishte rrjedhur gazi, konstaton trupat e pajetë të dy personave.

Ora 19:19
I biri e telefononte por ai s'përgjigjej, si u gjet i pajetë në banesë Mihal Jani! Policia dhe zjarrfikësja hapën derën me forcë

1638037401_zjarrfikesja.jpg

Ka qenë djali i Mihal Janit ai i cili ka kërkuar ndihmën e policisë se i ati nuk i përgjigjej në telefon. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në banesën e Janit së bashku me të birin, duke hapur derën me forcë. Më pas, u konstatuan të vdekur Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç. Dyshohet se Mihal Jani dhe Anila Llulla kanë ndërruar jetë një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Ora 19:15
Ndërroi jetë nga asfiksia e gazit, 50-vjeçarja ishte larguar nga banesa në Tiranë dy ditë më parë, i biri bëri kallëzim në polici

1638036983_policianaten1.jpg

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarje e rëndë në Golem të Kavajës, ku dy persona u gjetë të pajetë në banesë. Mësohet se 50-vjeçarja Anila Llulla, është larguar nga shtëpia e saj në Tiranë dy ditë më parë, dërsa i biri ka kallëzuar në policia dje pasdite në Komisariatin Nr.4, që nëna i ishte larguar nga shtëpia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?