Prokuroria e Tiranës ka vënë në ekzekutim vendimin e gjykatës së kryeqytetit, për konfiskimin e 9 pasurive në emër të biznesmenit të kromit, Sokol Nasufi, të cilat kapin vlerën prej 2.3 milion euro. Tashmë të gjitha këto pasuri janë konfiskuar dhe i kanë kaluar për administrim shtetit shqiptar.
Dosja penale e ndërtuar gjatë fazës së hetimit nga prokurorja Antoneta Sevdarasi, (tashmë e shkarkuar nga KPA) dhe e ndjekur në fazën e gjykimit nga prokurori Ervin Karanxha, flet për krijimin e 9 pasurive në mënyrë të paligjshme, pasi pronari i tyre ka ushtruar veprimtari kriminale, për sa i përket mashtrimit me rimbulsimin e TVSH. Sipas prokurorisë së kryeqytetit i dënuari Sokol Nasufi si dhe shoqëritë “Eurospeed Trans Chrom” dhe “Euro Trade Minerals”, akuzohen për ”Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerёn e shtuar”, ”Falsifikimit të formularëvë” dhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Sipas prokurorisë së Tiranës,i dënuari Sokol Nasufi, ka kryer blerjen e disa pasurive, duke lidhur kontrata të dyshimta me subjekte të ndryshme. Duke qenë se këto shuma parash,dyshohet se burojnë nga transaksione të dyshimta, si dhe duke qenë se dyshohet se poseduesit e këtyre llogarive, kanë mundësi të veprojnë me këto llogari apo depozita për vazhdimin e transaksioneve të tilla, gjykata cmon se kerkesa e organit procedues për marrjen e masës së sigurimit pasuror dhe vendosjen e sekuestros preventive ndaj tyre,është e bazuar.
Pasuritë e konfiskuara.
Pasuri e Paluajtshme në pronësi të të pandehurit Sokol Nasufi, e cila është blerës sipas Kontrates Shitje Pasurie te Paluajtshme, nr.620 Rep, nr.346/2 Kol,datë 30.03.2015, në emër të me vlerë 140, 840 Euro.
Pasuri e Paluajtshme,zona kadastrale nr.8160, volum 42, faqe 139, për numrin e pasurisë 6/410+1-8 në pronësi të të pandehurit Euro Trade Mineral Group me vlerë 142.455 Euro.
Pasuria paluajtshme zona kadastrale nr.8160, volum 42, faqe 135, per numrin e pasurisë 6/410+ 1-4, në pronësi të të pandehurit “Euro Trade Mineral Group” e cila rrjedh Kontrate Shitje Pasurie te Paluajtshme, nr.623 Rep, nr.367/2 Kol, date 30.03.2015, ne vleren 361,455 Euro.
Pasuria e Paluajtshme në pronësi të të pandehurit Euro Trade Mineral Group e cila rrjedh Kontrate Shitje Pasurie te Paluajtshme, nr.621 Rep, nr.365/2 Kol, date 30.03.2015, ne vleren 218.145 Euro.
Pasuria se Paluajtshme me Nr.Reference 14566, zona kadastrale nr.8160, volum 42, faqe 136, per numrin e pasurise 6/410+1-5, ne pronesi te te pandehurit te Euro Trade Mineral Group në vlerën 207.000 Euro.
Pasuria e Pasurise se Paluajtshme , ne pronesi te te pandehurit te Euro Trade Mineral Group me vlerë 219 345 Euro.
Pasurise se Paluajtshme me Nr.Reference 17459, zona kadastrale nr.8160, volum 42, faqe 222, per numrin e pasurise 6/410+1-91,ne pronesi te Xhek Sokol Nasufi e perfituar sipas kontraten se dhurimit me Kusht. Vlera e pasurise 362.115 Euro.
Pasuria e palujtshme me nr.reference 17457 ,ZK 8160 ,vol42 ,fq.206,për numrin e pasurisë 6/410+1-75,përfituar sipas kontrates se dhurimit me nr.2061 Rep, Nr.731 Kol, date 06.04.2017, ne pronesi te Luljeta Nasufi( bashkeshortja e Sokolit) me vlerë pasurise 362,715 Euro.
Pasurise se Paluajtshme me Nr.Reference 17458, zona kadastrale nr.8160, volum 42, faqe 230, per numrin e pasurise 6/410+1-99, ne pronesi te Flavia Sokol Nasufi e perfituar nga kontrata e dhurimit vlera e pasurise 361,455 Euro.
o vetingu o idiot ketu jan te gjith te perlym qe nga roja te dera e jo prokurorja qe te ha doren jo lekun, sa e virgjer eshte i gru me 3 kalamoj aq te ndershme jan keto gra prokurore
PërgjigjuShume e vertete kjo. Si pasoje e punes se saj miliona euro jane sekuestruar dhe konfiskuar ne favor te shtetit. Kembane per te tjeret si puna e saj qe ti konfiskojne per vete dhe jo per shtetin se mos iu del shume me mire.
PërgjigjuPo ky vetingu qe do pastronte drejtesine po ben te kunderten. Prokurore A. Sevdari ishte prokurore qe i bente nder detyres. Profesioniste me dinjitet dhe kurajo te pashoqe. Humbje per drejtesine dhe per shqiperine.
Përgjigju