BRITANI E MADHE- Tre shqiptarët, Ëngjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, u dënuan me 76 muaj burg gjithsej pasi u shpallën fajtor për prodhim kanabis. Ata ishin arrestuar gjatë janarit të këtij viti në Angli për aktivitetin e tyre të paligjshëm, atë të kultivimit të kanabisit në një “shtëpi-bari”, e cila ishte e vendosur në qytetin Bodmin, në disa ambiente mbi një ish-bankë, ku u gjetën bimët narkotike që arrinin vlerën e mbi gjysmë milioni paund. Mediat britanike kanë publikuar pamjet e bimëve narkotike që arrin një vlerë prej 730 mijë paund.
‘Shtëpia e barit’ u zbulua në janar të këtij viti. Ndërsa policia mbërriti në zonë, u has në dyer të përforcuara që ishin të mbyllura nga brenda.Kur arritën të hynin brenda, të pandehurit u gjetën të fshehur dhe duke u përpjekur të arratiseshin.
Ndërtesa konsiderohej si një rrezik për shëndetin dhe sigurinë, ndërsa oficerët gjetën telefonat dhe çelësat e makinës së njërit prej të arrestuarve, Engjell Osmanaj. Në makinë, u gjetën sende të lidhura me rritjen e bimëve. Brenda pronës, policia gjeti një fermë të madhe kanabisi me potencial për të prodhuar kanabis në një shkallë industrial, ndërsa u gjetën më shumë se 850 bimë me vlerë rreth 731,000 paund.
Tre të rinjtë janë shprehur se punonin për të mbajtur me para familjarët e tyre, në kushte të vështira ekonomike në Shqipëri. Topi dhe Selemaj ishin kopshtarë, ndërsa Osmanaj kishte një rol më të avancuar.