Bota

U dërgonte video intime nxënësve, arrestohet mësuesja në SHBA

25 Nëntor 2021, 19:47| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 19:54

  • Share

Një mësuese në një shkollë të mesme në Karolinën e Veriut, akuzohet se i dërgonte foto dhe video intime nxënësve të saj 13 dhe 14-vjeçarë. Mediat e huaja shkruajnë se mësuesja zëvëndësuese Emily Durden, nga Shelby, u arrestua për sjellje të papërshtatshme me nxënësit, shfrytëzim seksual dhe akuza për shfaqje të materialeve të dëmshme për një të mitur.

Një nxënës i tha prindërve në lidhje me materialin e papërshtatshëm, dhe ata thirrën menjëherë drejtorinë e shkollës. Shkolla tha se Durden plotësonte kërkesat ligjore për të punuar si zëvendësuese sepse ishte më e madhe se 18 vjeç dhe kishte një diplomë të shkollës së mesme, por ata nuk ishin në dijeni të ngjarjes.

Ajo u arrestua, por u lirua të nesërmen pasi kishte paguar një garanci prej 50,000 dollarësh. Në kushtet e lirimit, 19-vjeçarja duhet të qëndrojë larg shkollës dhe të mos kontaktojë me nxënësit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?