Rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, ka mbërritur në banesën e tij në fshatin Vërdovë të Pogradecit, Doris Kopaçi, një prej 3 të rinjve shqiptarë që u dhunuan barbarisht dje në Mal të Zi.
Nga gjendja e tij e traumatizuar, ai nuk ka pranuar të flasë me mediat por jashtë kamerave ka thënë për gazetarët se as ai as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët por kanë qënë keta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye.
Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopacit nuk i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.
Lajmi kryesor:
U dhunuan në Mal të Zi, dëshmia e të rinjve: Na sulmuan pa shkak! Në makinë kishim flamurin shqiptar! Identifikohen 3 nga 8 autorët e sulmit
B.V//ReportTv.al