Atletja Luiza Gega

U “dogj” për 32 të qindtat e sekondës, Gega: Besoja tek medalja, isha e pafat

13 Gusht 2018, 09:29| Përditesimi: 13 Gusht 2018, 09:42

  • Share

Luiza Gega që u “dogj” vetëm për 32 të qindtat e sekondës në Europianin e Atletikës ka komentuar ecurinë e saj. Atletja shqiptare e mbylli Europianin në Berlin në vend të katërt ku i shkoi shumë pranë medaljes.

Në Facebook Gega shkruan se besonte tek medalja:

Kampionati Europian u mbyll në vendin e katërt edhe pse luftova deri në fund për medalje, isha kaq afër por nuk arrita dot ta marr. Jam e mërzitur pasi besoja shumë që do arrija medalje por fati nuk ishte me mua.

Luiza Gega

Gega që është shpallur edhe kampione e Mesdheut është e kënaqur me rezultatet e arritura këtë vit dhe thotë se ndjehet krenare me rezultatet e arritura.

Ndihem shumë krenare për rezultatet e arritura këtë vit. Rekord kombëtar, rekord Mesdheu, kampione Mesdheu dhe vendi i katërt në kampionatin Europian dhe për më tepër jam e shëndetshme dhe ndihem shumë e fortë për garat në vazhdim.

Luiza Gega

Gega e mbylli e katërta Europianin e atletikës në garën e 3000 metrave me pengesa duke arritur kohën 9 minuta 24 sekonda e 78 të qindtat.

Postimi i Gegës në Facebook:

Komento

Komente

  • ILO: 13/08/2018 13:19

    Gjynah sara per la prosima volta

    Përgjigju
  • Ermond: 13/08/2018 11:19

    Nuk je e pafatë ..... nuk është aspak keshtu. Ti je Krenaria Jonë.

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/08/2018 10:01

    Ne të duam Luiza, je krenaria jonë! Bravo dhe suksese ❤️!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?