Valon Shehu

Iu gjend kokainë në makinë, arrestohet këngëtari Valon Shehu

6 Korrik, 16:19| Përditesimi: 6 Korrik, 16:21

  • Share

Këngëtari i njohur Valon Shehu është arrestuar nga policia e Kosovës.

34-vjeçari është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal për kontroll dhe verifikim, pasi i njëjti kishte kryer kundërvajtje në trafik.

Gjatë kontrollit të kryer uniformat blu i gjetën një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, shkruan gazeta Sinjali.

Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Artisti ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania”, aty ku qëndoi për vetëm pak ditë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?