Morgu dhe porti i Sarandës

Kronikë

U gjet i pajetë në portin e Sarandës, Prokuroria reagon pas akuzave të familjarëve: Kufoma u dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

19 Korrik, 10:26| Përditesimi: 19 Korrik, 11:12

  • Share

Prokuroria e Sarandës ka reaguar lidhur Isa Rexhepaj, i cili një ditë më parë u gjet pa shenja jete në portin e Sarandës, ku ishte i punësuar si roje.

Përmes një njoftimi zyrtar ata shprehen se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes dhe gjithashtu u morën deklarime të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë është urdhëruar edhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kufoma e Isa Rexhepajt u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor.

Kujtojmë se familjarët e viktimës thanë dje se kishin humbur kontaktet me 64-vjeçarin prej 4 ditësh. Ata  madje ishin të revoltuar me institucionet në Sarandë pasi sipas tyre këta të fundit nuk i kishin lejuar që ta merrnin trupin nga morgu.

Njoftimi i Prokurorisë:

Duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike më datë 18.07.2025, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se më datë 18.07.2025 shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë u njoftuan se në vendin e quajtur Limjon, në lagjen nr.4, Sarandë, në një depo të vjetër ishte gjetur kufoma e shtetasit I.R..

Nga ana e policisë gjyqësore u kryen veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes, u morrën deklarime të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe u urdhëruan ekspertimet e nevojshme, ndër to dhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kufoma u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor. Veprimet e para hetimore u ndoqën nga prokurori i gatshëm.

Në vijim, jemi informuar se Spitali Sarandë ka marrë masat dhe ka transportuar po më datë 18.07.2025, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë kufomën e shtetasit I. R.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?