Policia e Lezhës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur një vit më parë. Bëhet fjalë për një 59 vjeçar i cili u gjet nga familjarët në një kanal afër banesës dhe disa orë më pas humbi jetën në spital.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 18 gusht 2022 në Kurbin. Një vit më pas policia informon se burri ishte shtyrë nga një person tjetër pas një konflikti të çastit dhe ka vënë në pranga autorin, një 59 vjeçar.
Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Ylli Tafili, ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari Isa Lama është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësor
“Nga hetimet ka rezultuar se, shtetasit Ylli Tafili dhe Isa Lama ishin konfliktuar verbalisht me njëri - tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti Tafili ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi Isa Lama, është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë” informoi sot policia
Nga hetimet autori dhe viktima ishin banor të fshatit Shullaz, Kurbin, dhe ishin konfliktuar per kulllotën e bagëtive.
Lama ishte shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia".