Viktima Gazment Kurmaku dhe autori Erjon Llapushi

Kronikë

U godit me sende të forta nga klienti, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh kamarieri në Elbasan! Sherri nisi për një tavolinë të rezervuar

7 Tetor 2021, 19:47| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 22:43

  • Share

ELBASAN- Një konflikt i çastit mes klientit dhe kamarierit në një lokal në Elbasan, ka përfunduar me vdekjen e këtij të fundit. Gazment Kurmaku, 57-vjeç, kryekamarier, ka ndërruar jetë në spital pas 5 ditësh, pasi u godit me sende të forta nga klienti, Erjon Llapushi, 53-vjeç.

Sherri mes tyre, mësojnë burime për Report Tv, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Këtu ka nisur debati mes tyre dhe Llapushi e ka goditur, ndërkohë që 57-vjeçari pas goditjeve fizike është përplasur dhe me një nga tavolinat në lokal. Për pasojë ai mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë dhe sot ka ndërruar jetë.

Sakaq Erjon Llapushi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes pas konfliktit. Erjon Llapushi, nga Pogradeci, rezulton me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që ndaj tij rëndon akuza 'vrasje me dashje'.

Autori Erjon Llapushi

Viktima Gazment Kurmaku

 

Ora 21:08
Vrau kamarierin për një rezervim, Erjon Llapushi me precedent të mëparshëm penal, nga kanosje tek plagosja e rëndë me dashje

Erjon Llapushi, autor i vrasjes së kamarierit Gazment Kurmaku, rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Dy vite më parë, Llapushi, së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor. Shqiptarja.com risjell skemën sesi të dy nëpërmjet kanosjes synonin të bëheshin aksionerë në një kompani.

Fraholli e Llapushi synonin t'i merrnin pasurinë me dhunë dhe presion psikologjik dy biznesmenëve në Pogradec. Përgjatë dy muajve hetime u provua se Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi, nëpërmjet formave të ndryshme kishin mundur t'i marrin 17 për qind të aksioneve një kompanie private që ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë.

Sipas hetimeve të prokurorisë aksionet pasi janë marrë janë shitur tek një person tjetër. Mirëpo pas futjes me dhunë në këtë kompani të dy kanë nisur përpjekjet për tu futur aksionerë në një kompani tjetër private në Pogradec, por që nuk kanë mundur ta mbyllin me sukses këtë “operacion”, për shkak edhe të ndërhyrjes së policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë bërë arrestimin e dy të rinjve nga Pogradeci Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi.

Denoncimin në Polici e kanë bërë fillimisht 2 vëllezër, të cilët ishin kërcënuar nga Llapushi dhe Fraholli, në mënyrë që t’i jepnin aksione në bizneset e tyre.

Por, pas këtij denoncimi dhe hetimeve të kryera, sipas Prokurorisë, rasti nuk ishte i vetëm, por kërcënime kishin marrë edhe disa persona të tjerë.  Veprimtaria kriminale, për të cilën dy të rinjtë akuzohen, dyshohet se ka filluar në maj të vitit 2018 dhe në vijim, ku dy të akuzuarit dyshohet se kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes dhe dhunës, disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve, ngjarje të ndodhura në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”. Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mutant: 08/10/2021 17:43

    X-man volverine ky mjekra.Perfundimisht elbasani eshte qyteti me i demtuar nga pushtimi i gjate turko-mongom pasojat duken te antropologjia.....

    Përgjigju
  • liqeni: 08/10/2021 05:44

    ishalla gjykata past doren e mbare me kete mjekercjapin denim minimal 30 vjet qe po doli nga burgu te ket shkuar ne esfelt

    Përgjigju
  • Inxhinieri: 08/10/2021 04:35

    Vriteni se sdo e mbaj me taksa ne burg kot

    Përgjigju
  • Niku: 08/10/2021 01:16

    Ky kriminel i ISIS duhet të përfundojë jetën në qeli. Eshtë fshehur si mi hapesh. Bastard

    Përgjigju
  • Turi: 08/10/2021 00:25

    Futini nje plumb te shkojne andej nga ka dale......

    Përgjigju
  • Cuko: 08/10/2021 00:07

    Biznesmeni Llapushi

    Përgjigju
  • Iris: 07/10/2021 23:33

    Edhe mua me ka ndodhur nje gje e ngjashme,por jo per rezervim,por per madhesine e tavolines.Kishim vajtur para disa vitesh me pushime ne Greqi dhe drekat i hanim neper restorante.Zakonisht, gjithcka shkonte pa probleme,por nje dite kur vajtem ne nje restorant dhe u ulem ne nje tavoline,pronari qe luante dhe rolin e menaxherit dhe sipas rastit dhe te kamarierit,na kerkoi te nderonim tavolinen,pasi ishim ulur ne nje me te madhe se sa ishte grupi jone,me pretendimin se mund t'i duhej ajo tavoline,po te vinte nje grup,per ate madhesi.Mire nuk na erdhi,aq me teper qe lokali ishte gati bosh dhe kerkesa bazohej mbi nje supozim,qe dhe mund, ose mund te mos realizohej; por pranuam dhe e nderuam tavolinen dhe ngaqe ushqimin e kishte te mire u kthyem aty dhe dy here te tjera.Por ne rastin konkret te mesiperm,pajtohem 100 % me komentuesin e meposhtem <<RRAPI>>; nje karton me fjalen <<E REZERVUAR>>,kishte per t'a evituar kete tragjedi.Dhe sa per kete Llapushin qe duket me shume si huligan britanik,per nga pamja, karakteri qe ka dhe <<fitili i shkurter>> dhe i hane duart per te rrahur,heret a vone ka per t'a gjetur si <<mushka drute>> nga ndonje personazh me agresiv se ky.Eshte thjesht ceshtje kohe.

    Përgjigju
  • Fuck Llapushi: 07/10/2021 22:59

    Per nji llaf goje e vrau.po ca myslimani je ti mer llapush muti,kta lloj llapushash vetem varja ne litar i nderon.ja qi… mjekrren ordinerit te mutit qe e mori ne qaf burrin e huj.hapni syt o njerez se spo dim me cin po perballemi cdo dit.

    Përgjigju
  • Beni: 07/10/2021 22:50

    Ca koke ne tavoline thoni Se i ka ra me sende te forta dhe thike te shkretit. Ngushellime familjes Ishte njeri i perkryer.

    Përgjigju
  • Alb: 07/10/2021 21:08

    Ky erjon llapushi ka qen dhe subjekt i ofl madje ne maj te ketij viti eshte arrestuar. Pse themi ne populli qe jan pordh me rigon ofl spaku e budalliqe te tjera ketu vec krimi do lulezoj e mbreteroj po nuk i ngrit populli vet te kerkoj te drejtat ta ndezi flak ti qr se e mbyten.

    Përgjigju
  • Shoku: 07/10/2021 21:01

    Mbase ishte aksident, nuk besoj ky ka dashur ta vrasi se ketu thuhet ra mbi tavoline me koke.

    Përgjigju
    • Miku: 10/10/2021 11:30

      Mire e ke ti, kot i bien me qafe Llapushit. Perkundrazi, fajin e kishte ai qe e kundershtoi.

  • Pse: 07/10/2021 20:23

    Trishtim i madh kur nje njeri qe punon per buken e gojes e me nder iken ne kete forme nga jeta ne Shqiperine tone te varfer ku shteti nuk ekziston, madje i jep krahe llumit si ky ndyrsira mesiper. Politikanet shqiptare keni haqet me te medha per te lare ndaj ketij populli qe lengon nese jo ne kete bote ne tjetren eshte e sigurte, ka nje Zot lart. Zoti e paste ne meshiren e tij kete fatkeq. Qofsh i parajses!

    Përgjigju
  • Rrapi: 07/10/2021 19:10

    Dhuna nuk justifikohet por e nejta gje me ka ndollur edhe mua ne elbasan u ulem nja 7 vet me familjar te moshuar dhe mbas mbas nja 10min vjen kamajeri nje tjeter dhe thote qe eshte e rezervume dhe u ngrejtem me pleqt me nderru tavoline qe shume mire mjafton nje karton i vogel me shkrimin e rezervuar mjafton te vendoset ne tavolin per te shmangur çdo incident,per disa gjera te vogla qe i neglizhojn shpesh ne shqiperi ndodhin gjerat e medhaja

    Përgjigju
    • Plep: 07/10/2021 20:10

      Bravo, e ke kap problemin, mir ja beri qe e vrau dhe turp per ty qe se vrave ate tendin! E kuptoni c’fare kafshesh mbajme ne mes tone, lexo ket ket …, lere fare …. ZOT na ruaj

  • Aida: 07/10/2021 18:59

    Burgim te perjetshem per mjekercjapin. Ne fakt per keta plehra duhet denimi me vdekje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?