Mirsad Kuçana

Ndjekje si në filma në autostradë gjatë izolimit prej COVID-19, gjykata liron Mirsad Kuçanën

14 Prill 2020, 13:24| Përditesimi: 14 Prill 2020, 14:54

  • Share

Është mbushur gati 1 muaj nga arrestimi i Mirsad Kuçanës për goditjen e policisë me automjet, gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga një trupë gjykuese e gjykatës së Apelit, e cila pasi dëgjoi palët në procesin gjyqësor, vendosi që Kuçana të lirohet nga burgu dhe të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Mirsad Kuçana nuk ka respektuar urdhrin e policisë për t’u shoqëruar dhe më pas vetëkarantinuar, pasi ishte identifikuar prej policisë, si individ që kishte hyrë në Shqipëri nga Zvicra.

Rregullorja e kërkonte që Kuçana të mos lëvizte por të vetëkarantinohej në banesën e tij. Por Mirsad Kuçana, nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Durrësit, aty ku ka dhe banesën.

Një patrullë policie i është vënë nga pas, deri sa ka mundur ta ndalojë në afërsi të Vorës, ku Kuçana ka aksidentuar një automjet policie.

Në momentin e arrestimin policia sekuestroi 12 mijë e 400 franga zvicerane, një thikë, disa karta bankare zvicerane dhe një automjet tip BMW-je . Kuçana, është akuzuar nga prokuroria si një ndër personat ekzekutor të Enton Nikes në vitin 2015 në restorant "Muraga" në Linzë, por në gjykatën e Tiranës është dënuar me vetëm 1.4 vite burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Ky vendim është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit Tiranë, duke i dhënë pafajësinë Kuçanës. Kuçana mësohet se ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit prej vitit 2009, kur ai mbaroi Akademinë e Policisë e deri në fillim të vitit 2015.

Menjëherë, pas kursit 6-mujor të policisë, Kuçana u emërua në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit nr. 2, detyrë të cilën e mbajti deri në nëntor të 2013.

Më vonë ai u transferua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit, ku edhe atje ka qenë me të njëjtën detyrë, në Patrullën e Përgjithshme. Kuçana ishte larguar nga policia dhe punonte si bodyguard në klubet e natës dhe si roje sigurie në lojërat e fatit në kryeqytet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?