Foto ilustruese

Kronikë

U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

12 Qershor 2021, 15:00| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 15:01

  • Share

Një 24-vjeçar ka rënë prangat e policisë  ditën e sotme në Korçë, i akuzuar për dhënie ndihme emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se u arrestua i riu me inicialet I.D., banues në Korçë, i cili u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Libonikut", në Maliq, duke transportuar me mjetin tip "Renault" dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?