Ded Nimani dhe Ish efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi

Kronikë

U kap duke transportuar kokainë, shpallet i pafajshëm ish efektivi i RENEA-s! Fajin e merr përsipër Ded Nimani , i dënuar edhe më parë për trafik droge

22 Nëntor 2021, 11:26| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 11:35

  • Share

TIRANË-Ish efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, për veprën e trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Ai u arrestua së bashku me dy të tjerë  Ded Nimani dhe Luan Gaçi, në momentin e transportit të 1 kg kokainë pas ditësh që ishin në vëzhgim.

Por gjykata ka vendosur ta lërë të lirë ish efektivin e RENEA-s Xhulio Liçi dhe Luan Gaçin pasi nuk kishte prova kundër tyre , ndërsa është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg ndaj Ded Nimanit, i cili ka marrë përsipër trafikun e lëndës narkotike dhe se ish efektivi dhe personi tjetër nuk kishin dijeni për lëndën narkotike por çdo gjë ishte organizuar prej tij.

Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ded Nimani, 62 vjeç i dënuar më parë për trafikim droge dhe kishte vetëm një vit që ishte liruar dhe Luan Gaçi, 43 vjeç u arrestuan më 14 maj 2021 pasi u kapën me 1 kg e 88 gramë kokainë.

Sipas policisë kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës. Arrestimi i tij erdhi pasi SHÇBA kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të efektivit të RENEA-s dhe prej ditësh kishte lajmëruar strukturat përkatëse dhe ishin nën mbikëqyrje të tij. Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me 2 trafikantët e drogës, në momentin që po transportonin kokainë.

Si ndodhi arrestimi? Në orën 11:12 në aksin rrugor Tiranë-Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, policia gjeti të parkuar automjetin Benz me targa AA463TO që drejtohej nga Luan Gaçi dhe më pas afrohet një mjet tjetër tip po Benz me targa AB 892 BZ, me drejtues efektivin Xhuljo Liçi dhe pasagjer ishte Ded Nimani.  Liçi e Nimani dalin nga automjeti duke shkuar tek bagazhi i makinës së tyre dhe ndërkohë u afrohet edhe Luan Gaçi. Pasi hap bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonte, efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent që ishte Kokainë mbi të cilën shkruhej BARON. Në momentin që ndërhyn policia, Liçi rrëzon nga dora kokainën, e cila bie në tokë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • X.X: 25/11/2021 14:14

    Vend e vendime të çuditshme.Leku bo magji thonë.për 15 grom akuzë trrafik,prodhim,shitje narkotikësh në bashkpunim rrezikohej nga 7 deri në 15 vjet burg.15 grom o milet.përfundimi dënim 5 vjet për 15 grom ky miku me kilennë dor del i pafajshëm.rrespekte drrejtsia për fukarenjt

    Përgjigju
  • Vlore: 22/11/2021 12:21

    Cojeni prape te Renea te bej ndonje transport tjeter se i duhen leket qe te paguaj ate qe e nxorri

    Përgjigju
  • Tmerr: 22/11/2021 11:56

    Eshte cmenduri, si mund te dali i pafajshem nje person qe eshte kapur me droge ne dore sipas komunikates se dhene fillimisht nga policia. Spak ta hetoje kete vendim te paligjshem

    Përgjigju
    • Agjenti: 22/11/2021 12:24

      Me pako ne dore me shenja gishterinjsh i pafajshem?? Vend cudirash jemi.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?