Spitali i Traumës në Tiranë

U kap duke vjedhur 2 pula dhe u dhunua brutalisht nga i riu në Kuçovë, 54 vjeçari ndërron jetë pas 6 ditëve tek ‘Trauma’! Pranga 22-vjeçarit

4 Mars 2023, 18:21| Përditesimi: 4 Mars 2023, 20:12

  • Share

54 vjeçari, Lefter (Krenar) Brisku ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës ku prej 6 ditësh mjekohej për plagët e marra nga dhuna që 22 vjeçari Bjorsi Shushari ushtroi ndaj tij pasi e kapi duke vjedhur 2 pula gjatë orëve të natës.

Brisku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga dhuna që i riu ushtroi ndaj tij. Fillimisht u dërgua në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore por pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua, u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku ndërroi jetë mbrëmjen e sotme. 

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54 vjeçari Lefer Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Në atë moment është kapur nga i riu Bjorsi Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë të cilat më pas i shkaktuan edhe vdekjen.

Për ngjarjen, policia ka shoqëruar të riun që dhunoi barbarisht 54 vjeçarin. Ndaj tij rëndon vepra penale "Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme".

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nazo: 05/03/2023 02:04

    Duket qe jemi popull hajdut. Dhe i degjeneruar. Hajduti 5 vjec dmth profesionist, ndersa dhunuesi 20 vjec femi. Hajduti te hyn ne shtepi qe nese nuk ishte i riu do vidhte cte donte, po te kishte pleq dhe i vriste , tani qe iku vete per lesh gjynah. Tju rroj o popull se e meritoni te jeni si jevgjit e egjiptit.

    Përgjigju
    • Sonu: 05/03/2023 17:20

      Jevgjit e p... të fisit tat

  • veri: 05/03/2023 01:00

    nuk vritet tjetri per nje pule,,,ju ngelshin pulat ne fyt ishallah...komb idiot...denojeni me burgim te perjetshem halene..te haje sallamin ne burg...

    Përgjigju
  • Iris: 05/03/2023 00:46

    Per ju qe u vjen keq, se vetem dy pula vodhi,dhe Dan Hutra karrieren me vjedhje pulash e filloi,por vrau tre,e plagosi tre te tjere ,dhe nje rast tjeter para disa vjetesh (qe s'me kujtohet emri)nenje nga fshatrat e Shqiperise qe vrau nje grup te tere familjar,a nuk ishte akuzuar prej tyre si hajdut pulash dhe per kete u ndje i fyer dhe i vrau?!

    Përgjigju
  • Artan: 04/03/2023 23:28

    Edhe ai qe vrau tre gra me pula e nisi

    Përgjigju
  • Agjenti: 04/03/2023 22:42

    Ktu duhet bere si ne amerike po i hyre ne prone tjetrit te gjen belaja dhe pronarit si hyn asnje gjemb ne kembe

    Përgjigju
  • Gjergj: 04/03/2023 22:41

    A shpètuan pulat? Hajdutè,kemi boll.

    Përgjigju
  • Xhimi: 04/03/2023 22:25

    Mund ta rinte dhe ta vriste po ti futej te dhoma e gjumit dhe me arme te koka do thonim mire ja beri po per dy pula ne kotec eshte gjyna o trim qe tani duhet ti besh ca vite atje te vendi

    Përgjigju
  • Xhoni: 04/03/2023 21:11

    Si popull gjaknxehte qe jemi sdime te reagojme ne disa situata . Shume mire mund te kishte njoftuar policine per këtë rast . Edhe ky tipi sdoli me i mire nga hajduti doli vrases .

    Përgjigju
  • BBC: 04/03/2023 20:54

    Nuk vritet njeriu per dy pula o kafshe popull

    Përgjigju
    • Berti: 04/03/2023 21:10

      Po kshu nis me 2 pula pastaj i drejton armen familjes edhe te shkaterron cdo gje.vertet nuk vritet per 2 pula por pergjegjesin e merr ai qe iken ne boten tjeter per 2 pula.hajduti ngelet hajdut.ngushellime familjes dhe me mend ne koke hajdutet e tjere.

  • Aëtin: 04/03/2023 20:51

    E vrau uria .fukaralleku

    Përgjigju
    • Meri: 05/03/2023 11:57

      Nuk është aspak e vërtet që njërzit e varfër vjedhin.Hajdutllëku është ves.

  • DENIM ME VDEKJE!: 04/03/2023 19:22

    po keshtu te denohen "ME VDEKJE" dhe "VARJE NE LITAR" ose "DJEGJE PER SE GJALLI" te gjithe ata qe vjedhin e korruptojne shtetin dhe pronen publike, se ate private e mbrojne vete pronaret. Sidomos te vihen ligje te forta per kollarexhinjte dhe ata qe kane ne dore vula e firma dhe jane gjoja zyrtare. Per ata te jete Ndeshkimi Me i Rende: Prerje Mishi Ne Copa Copa dhe Rrjepje Per Se Gjalli!

    Përgjigju
  • Liri: 04/03/2023 18:34

    Per kta tipa qe e kerkojne vet shteti nuk duhet te denoj ate qe mbron familjen dhe pronen. Varje ne litar duhen si ai tipi qe vrau 4 gra.

    Përgjigju
    • Agron: 04/03/2023 22:21

      Shteti ska denuar me vdekje akoma ate qe vrau 8 vete ne selenice me vone rradha ketij me 3.(po ne dhe burgaxhijt i kemi bq qe si marrin jeten ketyre monstrave)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?