Gjykata e Posaçme dënon me 12 vite burg Nazif Ajrofskit, maqedonasin që u arrestua në vitin 2021 për sasinë 324 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, shofer i kamionit.
Ajrofski për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 8 vite burg. Sasia e kokainës u kap në port në 18 qershor, të fshehur në serbatorin e kamionit që drejtohej nga Ajrofski.
Kokaina ishte e ndarë në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo të ndryshme të firmave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian.
Sasia e kokainës u kap në Portin e Durrësit më 18 qershor, të fshehur në serbatorin e kamionit që drejtohej nga Ajrofski. Kokaina ishte e ndarë në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo të ndryshme të firmave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian.
Kamioni me targa maqedonase është në sekuestro policore.
Sa i përket itinerarit të ndjekur, fillimisht u mendua se është nisur nga Belgjika për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, por burime zyrtare bënë me dije se kamioni hyri në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, ku nga kontrolli në skaner rezultoi i pastër. Kjo ka rritur dyshimet e policisë se sasia e drogës mund të jetë mbushur në Shqipëri, ndërsa deztinacioni final ishte Napoli, Itali.