Sasia e kokainës, lekët, peshorja dhe sendet e tjera që u gjetën në shtëpinë e 39-vjeçarit

Kronikë

U kap me doza kokaine gati për shitje, në pranga 39-vjeçari në Durrës, në shtëpi i gjetën 400 mijë lekë

18 Nëntor 2021, 14:12| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 14:16

  • Share

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi është kapur me doza të vogla kokaine gati për shitje gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij.

Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e L. K, ku policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?