Kronikë

U kap me kanabis, Gjykata e Elbasanit liron djalin e Azem Hajdarit

27 Korrik 2021, 12:19| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 12:50

  • Share

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia djalin e ish-liderit të Dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari, duke i lënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi në makinën ku ai po udhëtonte policia gjeti kanabis.

Ngjarja rrodhi 3 ditë më parë, gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore në aksin Elbasan-Metalurgji ku në automjetin tip "Audi", u gjetën 5 doza cannabis sativa.

Drejtuesi i automjetit, ishte 21-vjeçari vjecari Ergi Gjumsi, ndërsa Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe dy të rinj të tjerë ishin pasagjerë.

Fillimisht të rinjtë u shoqëruan, por më pas ndaj tyre u morr edhe masa e arrestit.

E lirë u la vetëm një vajzë 19-vjecare me banim në Lushnje, që ndodhej në makinë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 27/07/2021 11:17

    Vetëm drejtësi nuk bëhet në Shqipëri po nuk u shkul nga rrënjët plepi Sali që mbolli vaditur e rriti ketë drejtësi tek plepat në Durrës,ndryshe s'ka si shpjegohet lirimi i Azem Hajdarit të ri nga burgu,kur fakirët burgosën dhe për një cigare hashash,nejse,nejse,mamaja doli super e korruptuar nga vetingu dhe bën pallë ,o drejtësi te qofshim falë me fakirët bën hatan pjellet e Saliut i lë vërdallë.

    Përgjigju
  • Arbri: 27/07/2021 11:12

    Po normal o gazeta se nuk behet gjyqi neper portale.e ska si rri ne burg dikush per asgje kur supertafikant si avdylajt dalin per qef

    Përgjigju
  • Timi: 27/07/2021 10:58

    Ka drejtesi per horrat si ky ka dhe nje tjeter drejtesi per njerezit e thjeshte qe dergjen burgjebe per nje cigare hashashi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?