Kronikë

U kapën duke transportuar dru të prerë në mënyrë të paligjshme, një i arrestuar në Elbasan, vihet në hetim 33-vjeçari në Mat

13 Nëntor 2021, 11:31| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 11:35

  • Share

Një person është arrestuar në Elbasan pasi është konstatuar ditën e djeshme duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi i identifikuar si GJ.Ç., pasi u mor në pyetje ditën e djeshme ka dhënë informacion të rremë.

Për këto dy arsye, ndaj tij rëndojnë veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mashtrimi", "Deklarim të rremë" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve".

Ndërkohë, një 33-vjeçar është vënë nën hetim në Mat pasi po transportonte 5 metër kub të prera në mënyrë të paligjshme. 33-vjeçari është identifikuar si K. R., banues në Mat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?