TIRANË- Antidroga e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Medusa’, në të cilin ranë në pranga dy persona, Ardi Shehu dhe Brisea Kallushi, të cilët rezultojnë miq me njëri-tjetrin.
Burime bëjnë me dije se ata shisnin lëndë narkotike të forta në zonën e ‘Bllokut’ në Tiranë në doza 20 deri në 30 gramë.
Gazetari Sokol Dema informon se dy të rinjt komunikonin me blerësit nëpërmjet rrjeteve sociale për t’u shitur më pas drogën. Gjatë kontrolleve u gjetën rreth 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e cila kap një vlerë të konsiderueshme në treg.
"Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë" informoi sot policia e Tiranës.
Burime pranë antidrogës bëjnë me dije se vlera e kokainës në tregun e zi të Tiranës vijon e rritet, duke kapur shifrën 32 - 35 mijë euro kilogrami.
Po ashtu 32-vjeçari ka rezultuar se kishte thyer edhe masën e arrestit në shtëpi.
Operacioni u ndërmpor në në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 3
Ardi Shehu, 32 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit"
Brisea Kallushi, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.