U kapën me 500 kg kanabis, arrest në burg për 7 të arrestuarit! Blindohet gjykata e Vlorës! Dyshohet se droga do trafikohej drejt Turqisë

14 Dhjetor 2023, 14:36| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 15:55

  • Share

Vlorë- Nën masa të rrepta sigurie janë shoqëruar sot (14 dhjetor 2023) për në gjykatën e Vlorës 7 personat e arrestuar si pjesë e trafikut të drogës nga Vlora në Turqi. Ata u arrestuan gjatës natës së 11- 12 dhjetorit 2023 në kuadër të operacionit të koduar “Reset” ku dhe u sekuestruan 500 kg drogë.në fshatin Trevllazër

Për Idriz Meminaj, Romir Meminaj,Emanuel Meminaj trevllazer, Nertil Gjoni, Xhuliano Gjoni Babice, Laurent Likaj Vlore dhe Altin Meci Patos prokuroria kërkoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, masë e cila u pranua nga gjyqtarja Eranda Cufo, ndërsa avokatët kërkuan masë më të butë sigurie.

 Mbi ta rëndojnë veprat penale "Kultivim i lëndëve narkotike" "Trafikim i lëndëve narkotike" "Grup i strukturuar kriminal".

Gjatë operacionit “Reset’ policia gjeti në një furgon 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë.  Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë. Droga kishte për qëllim trafikimin drejt shtetit turk.

Policia e Vlorës ka monitoruar gjithë vijën bregdetare pasi dyshohet se droga nga Vlora do të transportohej me velierë apo skaf drejt Turqisë.

Burimet bëjnë me dije se ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal që janë shpallur në kërkim por nuk bëhen të ditur emrat.

Të arrestuarit nuk kanë folur në gjykatë, ndërsa avokatët e cilësuan ndalimin e tyre të paligjshëm.

Të arrestuar janë
Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë
Laurent Likaj, 37 vjeç, banuses në Vlorë
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?