U kërkua ekspertizë ADN-je në Gjermani/ Universiteti Halle refuzoi, analizat u kryen në Kosovë! Pështymë nga nëna për krahasim

11 Shtator 2020, 14:05| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 14:06

  • Share

Për të zbardhur ngjarjen makabre të vrasjes së Eglantina Bucit, prokuroria e Tiranës në datën 8 janar 2019 i ka kërkuar ndihmë juridike autoritete të drejtësisë Gjermane, ku është dashur që të kryhen analizat mjeko-ligjore pranë Universitetit Halle.

Mirëpo në 10 maj 2019, autoritet Gjermane kanë dërguar përgjigje në adresë të prokurorisë së Tiranës, ku tregonin se e kishin të pamundur për t'u aktivizuar në këtë ekspertim mjeko-ligjor të eshtrave të gjetura në Malin e Dajtit. Mandej prokuroria i ka kërkuar ndihmë për kryerjen e ekspertizës së ADN-së, ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Vendimi për kryerjen e kësaj ekspertize është realizuar në 7 maj 2020. Në 27 gusht 2020, është arritur të administrohet një përgjigje nga pala Kosovare, e cila konfirmonte se eshtrat i përkisnin një kufome të seksit femër, por pa përcaktuar kohën e vdekjes dhe moshën e viktimës.

Në shtator 2020 është thirrur nëna biologjike, e Eglantina Bucit, Nafije Deda, e cila ka dhënë me dëshirën e saj një kampion pështyme. Në 4 shtator, policia dhe prokuroria kanë konfirmuar se profile gjenetik i pështymës përputhet me eshtrat e gjetura në malin e Dajtit, ku ka një përputhje të plotë nënë-bijë.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE! 'Këtë që pe fshije nga kujtesa se ke djalin për të rritur'/ Rrëfimi i dëshmitarit: Si e vrau Shkëlzeni Eglantinën në syrin tim dhe kërcënimet që mora nga Faiku!


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?