U konflikuan në Tik-Tok, 2 të plagosur më armë zjarri në Durrës! Shpallet në kërkim autori 25-vjeçar

15 Prill 2023, 07:55| Përditesimi: 23 Prill 2023, 12:56

  • Share

DURRËS- Një konflikt verbal në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në Durrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy 21-vjeçarë, banues në lagjen nr.12 në Durrës.

Klajd Mansaku, 25-vjeç dyshohet e ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të të rinjve dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali dhe Arben Haxhiu, që ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve për Report Tv, Klajd Mansaku dhe grupi i tij kundërshtar Jurgen Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin. Mario Vrioni, pretendon se është muzikant dhe ka një grup muzikor i cili këndon muzikë moderne.

Pikërisht muzika e tij ka shërbyer edhe si piknisje e sherrit mes tyre. Autori i dyshuar Klajd Mansaku ka komentuar duke e cilësuar grupin e tij që jeni grup i dobët dhe se nuk jenë realë. Mario Vrioni është indinjuar nga komentet dhe më pas janë konfliktuar verbalisht duke ofenduar njëri-tjetrin.

Pas sherrit verbal ata kanë lënë që të takohen për sqarim! I riu ka marrë kushëririn e tij Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun, ky i fundit shok i tyre i përbashkët dhe kanë shkuar në vendin ku kishin lënë takimin për tu sqaruar. Por në momentin kur kanë shkuar për tu sqaruar, Klajdi Mansaku, sapo i ka parë që i janë afruar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mario Vrioni rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndët narkotike dhe drejtim automjeti pa patentë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën  për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente  ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

Ora 10:21
Si nisi sherri në Tik-Tok mes të rinjve në Durrës që përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit: Jeni grup i dobët

1681542077_klajdmansaku.jpg

Report Tv ka zbardhur detaje nga plagosja me armë zjarri e dy të rinjve në Durrës pas një sherri në rrjetin social Tik-Tok.

Sipas burimeve Klajd Mansaku dhe grupi i tij kundërshtar Jugern Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri tjetrin. Mario Vrioni pretendon se është muzikant dhe ka një grup muzikor i cili këndon muzikë moderne.

Klajdi ka komentuar duke e cilësuar grupin e tij që jeni grup i dobët dhe se nuk janë realë. Pas kësaj Mario Vrioni është konfliktuar verbalisht duke ofenduar njëri-tjetrin. Pas kësaj kanë lënë që të takohen për sqarim dhe kanë shkuar me makinë që të takohen me Klajd Mansakun. Në ato momente ai ka hapur zjarr ndaj tyre.

Ora 08:57
Plagosi me armë zjarri dy të rinj pas sherrit në Tik-Tok në Durrës, kush është Klajd Mansaku, shok me reperin Cllevio Serbiano

Klajd Mansaku i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Durrës të dy të rinjve, Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu.

Klajd Mansaku rezulton se është një personazh mjaft viral në rrjetet sociale. Ndërkohë ai u bë i njohur edhe pak kohë më parë si shok i reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin ‘Cllevio Serbiano’. Ky i fundit u përfshi pak kohë më parë me një sherr edhe me reperin Noizy.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/04/2023 01:39

    /SQARIMET/ e shqiptareve nuk zhgenjejne asnjehere,por mund te kishte perfunduar me keq,kujtoni fundin e Tupac Shakur,flitet se per debate te ngjashme e hengri koken!

    Përgjigju
  • sali: 15/04/2023 14:47

    hale rrugesh eshte injorant i pelqen vetja

    Përgjigju
  • toni: 15/04/2023 14:01

    po ky eshte kokrra injorantit dhe frikacakut pse bodalla eshte cllevis te merret me ty o hale rrugesh.

    Përgjigju
  • Tigri: 15/04/2023 10:45

    Ja dhe tigrat e tastieres zihen me njeri tjetrin per komente tiktoku. Puuuu, ku ka arritut injoranca e budallalleku te kta triman. Hapen bythes kokrrat e katunoreve e malokeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?