Një 40-vjeçare nga Filipinet e arrestuar dy ditë më parë nga policia, ka dalë para Gjykatës së Tiranës e cila caktoi ndaj saj masën e “arrestit në burg”, për vjedhje. Prej disa kohësh Marilou Beninsig punonte pranë familjes së mjekut Amarildo Beshi, pranë “Rrugës së Dibrës” në Tiranë ku përkujdesej për punët e shtëpisë, deri ditën kur u kallëzua nga gruaja e mjekut për vjedhje. Ata pretenduan se filipinezja kishte vjedhur 1800 euro brenda një kutie biskotash që ndodhej në kuzhinë.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Filipinezja akuzohet se vodhi 1800 euro familjes së mjekut okulist ku ishte punësuar, zbuloni ku ishin fshehur paratë
M.Q./ReportTv.al